Ekip
03 Shkurt 2021•Përditësim: 03 Shkurt 2021
Protesta masive shpërthyen të martën vonë në katër qytete arabe në Izrael për shkak të vrasjes së dy personave nga policia në qytetin verior Tamra, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta masive shpërthyen të martën vonë në katër qytete arabe në Izrael për shkak të vrasjes së dy personave nga policia në qytetin verior Tamra. Kanali shtetëror TV KAN tha se mijëra persona protestuan në qytetet Tamra, Nazareth, Umm al-Fahm dhe Tira, duke bllokuar rrugët kryesore. ( Mostafa Alkharouf - Anadolu Agency )
Kanali shtetëror TV KAN tha se mijëra persona protestuan në qytetet Tamra, Nazareth, Umm al-Fahm dhe Tira, duke bllokuar rrugët kryesore.
Në Nazareth, anëtarët arabë të parlamentit dhe protestuesit brohorisnin parulla kundër qeverisë dhe policisë.
Përplasjet u përshkallëzuan midis policisë dhe protestuesve, gjatë së cilës dy protestues u arrestuan, sipas kanalit.
Në Tamra, e cila ishte në gjendje zije dhe greve, qindra njerëz vazhduan të protestojnë, mbyllën autostradën kryesore dhe u vunë flakën gomave të makinave, sipas të përditshmes izraelite Yedioth Ahronoth.
Të hënën në mbrëmje, policia izraelite hapi zjarr në një zonë rezidenciale të Tamrës, ku vrau një të dyshuar dhe plagosi një tjetër. Gjatë të njëjtit incident, policia vrau gjithashtu një student universiteti "gabimisht" dhe plagosi një mjek
Sipas mediave izraelite, studenti u identifikua si 22-vjeçari Ahmed Hijazi. Mjeku Muhammad Armoush, 31-vjeçar, u transferua në një spital në qytetin Haifa për mjekim.
Komuniteti palestinez në Izrael ka vuajtur nga nivelet e rritura të dhunës dhe krimit në vitet e fundit.
Që nga fillimi i vitit, 16 arabë në Izrael janë vrarë nga persona të panjohur të armatosur, me banorët arabë që akuzojnë autoritetet izraelite për mos adresimin e vrasjeve.
Udhëheqësit arabo-izraelitë thonë se policia izraelite nuk po arrin të mbledhë armët e paautorizuara dhe të arrestojë anëtarët e bandave kriminale.