Gamze Türkoğlu Oğuz
07 Qershor 2017•Përditësim: 08 Qershor 2017
YANGON (AA) - Në Mianmar është zhdukur një avion ushtarak me 104udhëtarë në bord, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria e Mianmarit, ka njoftuar se avioni i cili fluturonte nga Yangon në Myeik, vend ky në lindje të Mianmarit, është zhdukur nga radarët.
Zëdhënësi i ushtrisë Gjenerali Myat Min Oo deklaroi se ka humbur kontakti me avionin ushtarak të llojit Y-8 me 90 udhëtarë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit pas një kohe të shkurtër pas nisjes nga Myeik.
"Ka humbur kontakti me avionin rreth orës 13.35 sipas kohës lokale deri sa ishte rreth 30 kilometra në perëndim të qytetit Dawei", thuhet në deklaratën e ushtrisë.
Më tej theksohet se në avion ndodheshin personel ushtarak dhe familjet e tyre.
Gjithashtu bëhet e ditur se me pjesëmarrjen e avionëve dhe anijeve ushtarake kanë filluar operacionet e kërkim-shpëtimit në bregun e Detit Andaman në juglindje të vendit.