Bota

Mianmar, grupi kundër juntës vret 30 pjesëtarë të ushtrisë

Një komandant i lartë gjendet në mesin e të vrarëve, thanë Forcat e Mbrojtjes së Popullit

Şeyma Uzundere  | 13.10.2021 - Përdıtësım : 13.10.2021
Mianmar, grupi kundër juntës vret 30 pjesëtarë të ushtrisë

Ankara

Grupi antipuçist Forcat e Mbrojtjes së Popullit (PDF) njoftoi se kanë vrarë dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë së Mianmarit në përleshje, përfshirë një zyrtar të lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të paktën 30 trupa qeveritare, përfshirë një komandant taktik, u vranë të hënën në mëngjes kur një kolonë ushtarake aktivizuan minat tokësore jashtë qytezës Pales”, ka thënë një zëdhënës i PDF-së, sipas një lajmi në Asian News International (ANI).

Lajmi thekson se rebelët ishin duke pritur një kolonë ushtarake që nga fundjava e kaluar pasi mësuan se një komandant i lartë i ushtrisë do të shoqëronte njësinë.

Thuhet se ushtria sulmoi civilët në zonat Pale, Yinmabin, Monywa, Mingin, Hteegyaing dhe Chaung-Oo dhe plaçkiti pronat gjatë operacioneve.

Ndryshe, në Mianmar është formuar Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) pas grushtit të shtetit ushtarak të 1 shkurtit, kurse PDF u krijua më 5 maj.

Ushtria e Mianmarit rrëzoi presidentin Win Myint dhe Këshilltaren Shtetërore Aung San Suu Kyi më 1 shkurt dhe i arrestoi ata së bashku me anëtarët e lartë të partisë Lidhja Kombëtare për Demokracinë para puçit, duke pretenduar “mashtrim në zgjedhje”.

Marrja e pushtetit ka çuar në protesta disamujore dhe një lëvizje masive të mosbindjes civile, ndaj së cilës ushtria është përgjigjur me forcë brutale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın