Bayram Altuğ
14 Qershor 2016•Përditësim: 14 Qershor 2016
ARAKAN (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushoglu shtroi iftar për 4 mijë muslimanë të Arakanit (Rohingja), në Auna Minglar, lagjja e vetme muslimane në Sittwe, kryeqyteti i shtetit Arkan të Mijanmarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavushoglu i cili po qëndron në Naypyidaw, kryeqyteti i Mjianmarit në kuadër të vizitës së tij zyrtare, me avion shkoi në kryeqytetin Sittwe të Arakanit, ku jetojnë muslimanët Rohingja.
Në vizitën e ministrit turk shoqëruar nga ministri i Çështjeve Kufitare gjenerali Ye Aung, në aeroportin Sittwe u prit nga ana e kryeministrit të qeverisë lokale Nyi Pu.
- "Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin e përmirësimit".
Ministri turk vizitoi jetimoren dhe shkollën e restauruar nga TIKA. Ai bisedoi me fëmijët dhe pati një interes të madh.
Çavushoglu më pas kaloi në lagjjen e vetme muslimane Auna Minglar të kryeqytetit Sittwe, ku në vitin 2012 humbën jetën shumë muslimanë, u dogjën mijëra shtëpi dhe vende pune në sulmet e budistëve.
Shefi i diplomacisë turke u prit me një gëzim të madh nga ana e banorëve të lagjes. Bisedoi me ta, dëgjoi problemet e popullit të cilët ende gjenden nën rrethim dhe mbijetesa e tyre është në rrezik.
Ai në takimin me këshilltaren shtetërore dhe ministren e Punëve të Jashtme të Mijanmarit, në kryeqytetin Naypyidaw tha se ministrja ka thënë se "Shpreson që populli i cili jeton në rajonin Arakan të fitojë të drejtën e shtetësisë".