Emel Öz Gözellik
25 Mars 2019•Përditësim: 26 Mars 2019
Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në një depo në lindje të Mianmarit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ka ndodhur në një depo të materialeve të ndërtimit, gypave dhe mjeteve shpërthyese në qytetin Mongamo të provincës Shan, njoftuan zyrtarët, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.
Sipas zyrtarëve, të paktën 16 persona e kanë humbur jetën, kurse 48 të tjerë janë shtruar për trajtim në spitalet e rajonit.
Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të panjohura.