Can Erözden
02 korrik 2019•Përditësim: 03 korrik 2019
Kampioni italian Juventus të hënën ka nënshkruar me mesfushorin francez Adrien Rabiot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Juventus në faqen e tij zyrtare njoftoi se Rabiot do të luaj me "Bianconerët" këtë sezon pasi kaloi shtatë vite me Paris Saint-Germain (PSG).
Juventus nuk i pagoi PSG-së ndonjë kompensim për transferimin e tij pasi marrëveshja e mesfushorit me ekipin nga Parisi përfundoi në qershor.
Është paralajmëruar se të martën mesfushori 24-vjeçar do të mbajë konferencë për media në Allianz Stadium, "shtëpinë" e Juventusit.
Rabiot është një veteran i vërtetë i PSG-së, që erdhi nga formacioni i të rinjve të gjigantit parisien në vitin 2012.
Ai shënoi 24 gola dhe ka dhënë 17 asiste në 227 paraqitje me PSG-në.
Gjatë qëndrimit të tij shtatëvjeçar në Paris, Rabiot fitoi gjashtë tituj francezë të Ligës 1.