Erbil Başay
03 nëntor 2020•Përditësim: 03 nëntor 2020
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, lidhur me sulmin terrorist në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë tha se "Solidarizohemi me miqtë tanë austriakë", transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert nga llogaria e tij në Twitter postoi një mesazh të kancelares Merkel lidhur me sulmin në Vjenë.
Në mesazhin e saj Merkel theksoi se mendimet e saj janë me njerëzit dhe forcat e sigurisë që i janë kundërvënë këtij rreziku në këto momente të tmerrshme në të cilën Vjena është objektiv i dhunës së terrorizmit.
"Gjermanët në solidaritet dhe me ndjenjat e tyre janë pranë miqve tanë austriakë", shkroi Merkel duke shprehur ngushëllimet për të afërmit e viktimave dhe duke uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.
Kancelarja Merkel theksoi se terrorizmi është armik i përbashkët dhe se lufta kundër vrasësve dhe nxitësve të tyre është e përbashkët.
Në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 15 të tjerë.