Ekip
03 nëntor 2020•Përditësim: 04 nëntor 2020
Kolonët izraelitë kanë prerë dhjetëra pemë ulliri të palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur sot një zyrtar palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
"Pemët u shkatërruan nga një grup kolonësh i vendbanimit Kida, i cili u ndërtua në tokën palestineze në Nablus", tha për AA, Ghasan Daghlas, i cili është përgjegjës për monitorimin e aktiviteteve të vendosjes së Izraelit në Bregun Perëndimor verior.
Ai tha se punimet ndërtimore ishin tashmë në proces për të zgjeruar vendbanimin izraelit në zonë.
Palestinezët në qytetin e Nablusit ankohen për sulme të përsëritura të kolonëve në tokat e tyre bujqësore nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite.
Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohet si territor i okupuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë kështu të gjitha vendbanimet hebreje të paligjshme.