Bota, Koronavirusi

Merkel rezulton negative edhe në testin e dytë për COVID-19

Merkel u karantinua më 22 mars pasi mjeku i cili e kishte vaksinuar për qëllime mbrojtëse kundër një pneumonie më 20 mars, kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19

Erbil Başay   | 25.03.2020
Merkel rezulton negative edhe në testin e dytë për COVID-19

Berlin

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative edhe në testin e dytë për koronavirusin e ri (COVID-19) që u realizua pas kontaktit me mjekun i cili u infektua nga sëmundja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zëdhënës i qeverisë, i cili ka bërë një deklaratë për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA), ka deklaruar as në testin e dytë nuk është zbuluar infeksion te kancelarja gjermane.

"Kancelarja Merkel do të vazhdojë të punojë nga shtëpia e saj në karantinë dhe do të ritestohet në fillim të javës tjetër", tha zëdhënësi gjerman.

Merkel u karantinua më 22 mars pasi mjeku i cili e kishte vaksinuar për qëllime mbrojtëse kundër një pneumonie më 20 mars, kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Më 23 mars u njoftua se testi i parë i kancelares gjermane ka rezultuar negativ.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın