Erbil Başay
31 Dhjetor 2017•Përditësim: 01 Janar 2018
BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se që nga tash duhet të formohen kushtet që Gjermania të jetë në gjendje të mirë edhe në të ardhmen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Merkel, në mesazhin për fundvitin vuri në dukje se pas zgjedhjeve të përgjithshme të 24 shtatorit në Gjermani nuk është arritur ende formimi i një qeverie, ku theksoi se në vitin e ardhshëm do të përpiqet për formimin e qeverisë.
Ajo tha se votuesit u kanë dhënë politikanëve detyrën që të merren me vështirësitë e së ardhmes nevojat e të gjithë qytetarëve.
“Sidomos për këtë çështje ndjej se jam e detyruar që gjatë vitit të ri të punojë për formimin e sa më shpejtë të një qeverie stabile", tha Merkel
Duke vënë në dukje se Gjermania duhet të jetë në gjendje të mirë edhe në të ardhmen, Merkel tha se “Bota nuk na pret neve. Ne duhet t’i formojmë kushtet tani, në mënyrë që Gjermania edhe pas 10 apo 15 vitesh të jetë në gjendje të mirë”.
Merkel më tej theksoi se për këtë duhet të mbrohen vendet e punës, të hapen vende të reja pune, të ketë një kujdes më të mirë për të moshuarit dhe të krijohen kushte të barabarta për të gjithë.
“E ardhmja e Gjermanisë është e lidhur në mënyrë të pandashme me të ardhmen e Evropës”, thotë Merkel duke folur për rëndësinë e të qënit në unitet me shtetet, si asnjëherë më parë.
Kancelarja gjermane shtoi se kjo do të jetë çështja më e rëndësishme e viteve të ardhshme.
Merkel tha se Gjermania dhe Franca do të punojnë në mënyrë që Evropa të jetë e gatshme për të ardhmen.