BERLIN (AA) - Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel ka njoftuar se ditën e shtunë do të vizitojë Ukrainën. Zëdhënësi i Qeverisë Gjermane, Steffen Seibert, Në një deklaratë njoftoi sE Merkel do ti përgjigjet ftesës së presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko dhe më 23 gusht, ditën e shtunë do të vizitojë Ukrainën.
Në axhendën e vizitës së saj do të jetë takimi me kryeministrin e Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, gjithashtu janë planifikuar edhe takime me kryetarët e bashkive thekson Seibert. Në këto takime do të diskutohet gjendja e fundit në Ukraine, marrëdhëniet me Rusinë dhe mundësitë konkrete për të mbështetur Ukrainën në krizën e tanishme shprehet Seibert.
Në përpjekjet për armëpushimin dhe zgjidhjen politike në Ukrainë ditën e dielë Gjermania kishte ftuar në Berlin Ministrat e Jashtëm të Rusisë, Ukrainës dhe Francës. Ministri i Jashtëm Gjerman Frank-Walter Steinmeier në një deklaratë pas takimit theksoi se kanë arritur të përparojnë për disa çështje, nga ku Ministri i Rusisë dhe Ukrainës kanë kërkuar që të marrin opinionet e krerëve të shteteve të tyre.