Kudus (AA)- Sipas një njoftimi të publikuar nga ushtria İzraelite njoftohet se për shkak të goditjes së territorit İzraelit me raketa në harkun kohorë të armpushimit ka nisur sulmet nga ajri drejt Rripit të Gazës.
Në komunikatë thuhet se ushtria izraelite është e vendosur të mbrojë popullin e vet me të gjitha mekanizmat mbrojtëse dhe sulmuese që disponon.
Në komunikatë ndër të tjerat theksohet se Rripi i Gazës i udhëhequr nga “Hamas” ka shkelur armëpushimin duke goditur me 3 raketa territorin İzraelit se dhe ushtria İzraelite do të ndjekë “terroristët” në Rripin e Gazës dhe do të vazhdojë të shkatërrojë infrastrukturën e tyre.
İzraeli mban prej vitesh Rripin e Gazës të bllokuar, ndërkohë që më 7 korrik filloi sulmet airore, nërsa më 17 korrik po të këtij viti sulmoi nga toka Rripin e Gazës.
Armëpushimi i përkohshem që u arrit pas një muaji luftimesh skadoi mbrëmë në orën 00:00. Në bisedimet mes palëve që zhvillohet në Egjipt sot u trasmetua që armëpushimi ishte zgjatur edhe 24 orë.