Bota

Meloni dhe Stoltenberg diskutojnë për sfidat në krahun jugor të NATO-s

Në qendër të takimit ishin çështjet aktuale të agjendës së Atlantikut në kuadër të përgatitjeve për Samitin e NATO-s që do të mbahet në muajin korrik në Washington

Barış Seçkin  | 08.05.2024 - Përdıtësım : 08.05.2024
Meloni dhe Stoltenberg diskutojnë për sfidat në krahun jugor të NATO-s

Romë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takuan në Romë dhe diskutuan për sfidat në krahun jugor të aleancës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga kryeministria thuhet se në qendër të takimit ishin çështjet aktuale të agjendës së Atlantikut në kuadër të përgatitjeve për Samitin e NATO-s që do të mbahet në muajin korrik në Washington.

Në deklaratë thuhet se Meloni përsëriti pritshmërinë e Italisë lidhur me marrjen e vendimeve konkrete në Washington në përgjigje të sfidave në krahun jugor, në përputhje me qasjen 360 gradë për sigurinë euro-atlantike të parashikuar veçanërisht në konceptin strategjik të NATO-s.

Mediat italiane raportuan se në takimin me Stoltenbergun, kryeministrja italiane ka tërhequr vëmendjen mbi krahun jugor të NATO-s.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.