Bota

Melburni tejkalon Sidnejin si qyteti më i populluar i Australisë

Të dhënat e fundit tregojnë se popullsia e Melburnit nga qershori i vitit 2021 u rrit në 4.875.400 dhe me një dallim prej 18.700 personash e tejkaloi Sidnejin

Şeyma Uzundere  | 17.04.2023 - Përdıtësım : 19.04.2023
Melburni tejkalon Sidnejin si qyteti më i populluar i Australisë

Ankara

Melburni u bë qyteti më i populluar i Australisë, duke e tejkaluar Sidnejin, i cili ishte më i populluari në një shekull të fundit, transmeton Anadolu.

Sipas një lajmi në BBC, të dhënat e fundit tregojnë se popullsia e Melburnit nga qershori i vitit 2021 u rrit në 4.875.400 dhe me një dallim prej 18.700 personash e tejkaloi Sidnejin.

Andrew Hower nga Zyra e Statistikave e Australisë (ABS), tha se rritja e popullsisë së Melburnit ishte për shkak të zgjerimit të kufijve të qytetit duke, përfshirë edhe qytetin Melton.

Ekspertët theksojnë se rritja e popullsisë është ngadalësuar në Sidnej dhe më shumë njerëz janë larguar nga qyteti duke migruar në pjesë të tjera të vendit vitet e fundit.

Melburni me fluksin e emigrantëve në shtetin e Victorias në fund të shekullit të 19-të u rrit me shpejtësi, duke u bërë qyteti më i populluar i vendit deri në vitin 1905.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın