Sinan Doğan
12 nëntor 2020•Përditësim: 12 nëntor 2020
Është gjetur kufoma e Florisel Rios, kryetares së komunës së qytetit Jamapa në shtetin Veracruz në Meksikë, e cila ishte rrëmbyer nga persona të armatosur nga shtëpia e saj në fillim të javës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave të vendit, policia ka gjetur kufomën e Rios në një qytezë në Medellin de Bravo të shtetit.
Guvernatori i Shtetit, Cuitlahuac Garcia, dënoi vrasjen.
"Në mënyrë që kjo të mos mbetet pa u ndëshkuar dhe për të gjetur përgjegjësit, të gjitha proceset dhe hetimet do të përfundojnë në detaje", u shpreh Garcia.
Në Meksikë që nga viti 2006 janë vrarë mbi 60 kryetarë komune nga bandat e krimit të organizuar.