Sinan Doğan
10 dhjetor 2020•Përditësim: 11 dhjetor 2020
Katër nga dhjetë refugjatë që kanë migruar në Meksikë për shkak të krizës ekonomike dhe mungesës së ushqimit janë qytetarë të Venezuelës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thekson gazeta “El Sol de Mexico”, numri i refugjatëve në Meksikë këtë vit është rritur për 168 për qind, ndërsa venezuelasit përbëjnë thuajse gjysmën e refugjatëve që ka pranuar ky vend.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 11.167 shtetas të huaj morën statusin e refugjatit në periudhën prej janarit deri në tetor të këtij viti, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i tyre ishte 4.341.
Komisioni për ndihmë të refugjatëve në Meksikë (COMAR) njoftoi se janë aprovuar 99 për qind e kërkesave që gjatë tre viteve të fundit parashtruan qytetarët e Venezuelës për të marrë statusin e refugjatit.
Sipas të dhënave më të reja të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), numri i shtetasve të Venezuelës që zyrtarisht banojnë në Meksikë është rreth 42.000.