Sinan Doğan
04 Mars 2021•Përditësim: 05 Mars 2021
Në një rrugë rurale në shtetin Tamaulipas të Meksikës janë gjetur 6 kufoma, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat e Meksikës, në qytetin Renyosa të Tamaulipas, janë gjetur kufoma e 6 personave të qëlluar me plumba në kokë.
Zyrtarët njoftuan se vrasjet burojnë nga përplasjet mes karteleve të drogës për të marrë kontrollin e rajonit.
"Karteli i Gjirit" që vepron në Tamaulipas, njihet si një nga bandat më të fuqishme të drogës në rajon.
Kufomat e 19 migrantëve nga Guatemala në të njëjtin shtet ishin gjetur më 22 janar në Camargo në afërsi të lumit Rio Grande që ndan shtetin e Teksasit të SHBA-së dhe Tamaulipas-in.
Në shtetin Tamaulipas në vitin 2010 ishin masakruar 72 migrantë në afërsi të qytezës San Fernando.