Emel Öz
01 Nëntor 2021•Përditësim: 02 Nëntor 2021
Në Meksikë brenda 4 ditëve janë vrarë dy gazetarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Jan Albert Hootsen, në një deklaratë tha se humbi jetën fotoreporteri Alfredo Cardoso, i cili u shtrua në spital pasi u qëllua në Acapulco.
Në deklaratën e prokurorisë, thuhet se Cardoso, i cili punonte në një portal lajmesh, u dërgua në spital pasi u gjet i plagosur dhe nuk mund të shpëtohej pavarësisht ndërhyrjeve.
Nga ana tjetër, Freddy Lopez Arevalo, i cili punonte si gazetar për një gazetë lokale në qytetin Tuxtla Gutierrez në shtetin Chiapas, më 28 tetor u sulmua me armë zjarri teksa doli nga automjeti i tij.
Në vend që nga viti 2000 janë vrarë mbi 130 gazetarë.