Emel Öz Gözellik
01 Gusht 2019•Përditësim: 02 Gusht 2019
Së paku 9 persona humbën jetën në një sulm në rajonin Quintana Roo të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Prokuroria bëhet e ditur se persona të armatosur hapën zjarr mbi një kamion, i cili qarkullonte në autostradën Chetumal - Felipe Carrillo Puerto.
Ata konfirmuan se kanë humbur jetën 9 persona, të cilët ndodheshin në kamion. Një person mori lëndime të rënda trupore.
Në njërin nga destinacionet turistike meksikane Quintana Roo, kohën e fundit është rritur përqindja e krimit lidhur me tregtinë e drogës.