Emel Öz Gözellik
31 Korrik 2018•Përditësim: 01 Gusht 2018
ANKARA (AA) - Ka shpërthyer vullkani Popocatepetl i cili gjendet në pjesën qendrore të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat kombëtare, drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile Luis Filipes, tha se vullkani Popocatepetl që gjendet mes shteteve Morelos, Puebla dhe Meksiko ka shpërthyer dhe lëshoj hi.
Ndërsa kryetari i Qendrës për Parandalimin e Fatkeqësive Natyrore, Carlos Valdes, tha se hiri i vullkanit ka arritur deri në 2 kilometra lartësi.
Vullkani shpërtheu edhe në muajin prill.
100 kilometra përreth vullkanit jetojnë 25 milionë persona, ndërsa krateri është aktivë që nga viti 1994.