Dilara Hamit
25 shtator 2022•Përditësim: 26 shtator 2022
Sulmues të paidentifikuar hodhën një koktej molotov në ambasadën iraniane në Athinë sot në orët e hershme, raportojnë mediat greke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të përditshmes Kathimerini, policia greke ka thënë se dy persona me kësulë në një motoçikletë kanë hedhur koktejin molotov në drejtim të ambasadës teksa kalonin pranë ndërtesës.
Kokteji molotov ka goditur murin e jashtëm të misionit diplomatik, pa shkaktuar dëme të konsiderueshme.