Gamze Türkoğlu Oğuz
21 Dhjetor 2017•Përditësim: 21 Dhjetor 2017
MELBOURNE (AA) – Së paku 19 persona janë plagosur pasi një automjet goditi këmbësorët në qytetin Melbourne të Australisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëron ABC, incidenti ka ndodhur afër stacionit Flinders Street, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar. Në vendin e ngjarjes janë dërguar shumë ekipe mjekësore.
- Policia beson se incidenti është i qëllimshëm
I dyshuari i cili të enjten me automjetin e tij goditi këmbësorët në qytetin australian të Melbournit është shtetas i Australisë me prejardhje nga Afganistani, njoftoi policia.
Në një konferencë për mediat, policia zbardhi një të dhënë se sulmuesi që më herët ka qenë i njohur për organet e rendit si një përdorues droge dhe me probleme mendore.
Siç thekson policia, tani për tani nuk ka prova të cilat do të lidhnin incidentin me terrorizëm, por besojnë se i njëjti është shkaktuar qëllimisht. Në hetime janë përfshirë pjesëtarët e njësitit antiterrorist, në mënyrë që të vërtetohet nëse rasti ka të bëjë me terrorizëm.
Dy persona janë arrestuar lidhur me incidentin e sotëm në të cilin një automjet goditi këmbësorët në qytetin Melbourn të Australisë, duke plagosur 19 persona, dy prej të cilëve janë transportuar në spital.