Bota

Mbyllet gazeta e FETO-s Zaman në Australi

E përballur me reagimin e komunitetit turk dhe, si rrjedhojë, me vështirësi të gjejë vend për distribuimin e gazetave, krizë ekonomike dhe ulje të të ardhurave nga reklamat, Zaman ka mbyllur qendrën e saj në Auburn

Ekip  | 07.02.2019 - Përdıtësım : 08.02.2019
Mbyllet gazeta e FETO-s Zaman në Australi

Ankara

ANKARA (AA) - Organizata terroriste FETO, e cila është përballur me reagime të komunitetit turk në Australi pas tentativës për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, ka ndalur shtypjen e gazetës së saj Zaman në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

E përballur me reagimin e komunitetit turk dhe, si rrjedhojë, me vështirësi të gjejë vend për distribuimin e gazetave, krizë ekonomike dhe ulje të të ardhurave nga reklamat, Zaman ka mbyllur qendrën e saj në Auburn.

Gazeta për vite të gjata në Australi ka funksionuar falë mbështetjes së komunitetit turk, i cili, megjithatë, pas puçit të dështuar në korrik të vitit 2016 tërhoqi përkrahjen dhe reagoi ashpër ndaj propagandës së saj kundër Turqisë, duke ndikuar që gazeta t'i japë fund shtypjes.

Zaman Australi aktualisht vazhdon propagandën vetëm përmes internetit.

Biznese të shumta ndaluan reklamimin në këtë gazetë pas reagimeve publike të turqve të Australisë.

Shumë turq në këtë vend po ashtu kanë ndaluar së dërguari fëmijët e tyre në shkollat e lidhura me FETO-n dhe çregjistrimin e tyre nga këto shkolla, duke shkaktuar që organizata të pësojë humbje prej miliona dollarësh.

Organizatat e FETO-s në Australi funksionojnë nën çatinë e të ashtuquajturës Australian Universal Federation.

Aktualisht, organizata terroriste, e cila ka pësuar humbje të mëdha në Australi, vepron në këtë vend në kolegjet Sirius në Victoria, Amity në shtetin New South Wales, Fountain në Western Australia, Pinnacle në South Australia dhe Wisdom në shtetin Queensland, të cilat funksionojnë nën çatinë e pesë fondacioneve të FETO-s.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın