Hakan Ceyhan Aydoğan
10 Janar 2017•Përditësim: 11 Janar 2017
MOSKË (AA) - Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se për të forcuar mbrojtjen ajrore të Moskës përreth kryeqytetit kanë vendosur sistemin raketor S-400, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga ministria thuhet se me qëllim forcimin e sigurisë ajrore të Moskës dhe zonës qendrore industriale në qytetin Podolsk, në afërsi të kryeqytetit kanë vendosur sistemin raketor të mbrojtjes ajrore S-400 "triumf" dhe se më 11 janar do ta vendosin në funksion këtë sistem.