Ahmed al-Masri,Mehmet Nuri Uçar
05 Nëntor 2017•Përditësim: 05 Nëntor 2017
RIJAD (AA) – Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump biseduan për luftën kundër terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, mbreti Selman zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
Mbreti Selman gjatë kësaj bisede ka dënuar sulmin terrorist të javës së kaluar në New York të SHBA-ve, ku ka shprehur se shteti i tij mbështet “Masat e SHBA-ve për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit”.
Duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve ndërkombëtare për “tharjen e burimeve dhe shkatërrimin e të gjitha llojeve të terrorizmit”, mbreti saudit, nëpërmjet presidentit Trump, shprehu ngushëllime për popullin amerikan dhe familjarët e personave që humbën jetën, si dhe uroi shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.
Ndërsa presidenti Trump në bisedë ka lavdëruar rolin e Arabisë Saudite në luftën kundër ekstremizmit dhe përhapjen e moderimit.
Kujtojmë se 8 persona humbën jetën kurse 12 të tjerë u plagosën në sulmin e Habibullaeviç Saipov me origjinë nga Uzbekistani, i cili e drejtoi kamionçinën e tij mbi njerëzit në korsinë e biçikletave në New York.