Sefa Şahin
30 Tetor 2022•Përditësim: 30 Tetor 2022
Më shumë se 400 anije të ngarkuara me rreth 9.2 milionë tonë drithë kanë lundruar nga portet e Ukrainës në përputhje me Marrëveshjen e Istanbulit për eksportin e grurit të arritur në korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Anija e parë e ngarkuar me grurë u nis më 1 gusht nga porti ukrainas i Odesës, një nga tre anijet që vazhduan eksportet sipas marrëveshjes së nënshkruar më 22 korrik nga Türkiye, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina.
Që atëherë, 408 anije kanë lundruar nga portet e Ukrainës ndërsa sasia e drithit të eksportuar, përfshirë grurin, misrin dhe elbin ka tejkaluar 9.2 milionë tonë, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiye-s.
Gjithsej 195 anije kanë lundruar në portet e autorizuara deri më tani.
Evropa mori 47 për qind të drithit, Azia 20 për qind, Türkiye 16 për qind, Afrika 13 për qind dhe Lindja e Mesme 4 për qind.