Bota

Mbi 44 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 44.027.478 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin

Emre Aytekin  | 01.12.2020 - Përdıtësım : 01.12.2020
Mbi 44 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Ankara

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 44 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 44.027.478 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (8.889.585), SHBA (8.223.391) dhe Brazil (5.601.804), ndërsa më pas radhiten Rusia (1.863.467), Argjentina (1.257.227) dhe Kolumbia (1.210.489).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve që prej 30 nëntorit ka arritur në 404.727.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 63,6 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1,47 milion të vdekur.

Ndërkohë në mbarë botën janë 18.136.276 raste të cilat ende janë në trajtim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın