Islam Uddin
19 Shkurt 2025•Përditësim: 26 Shkurt 2025
Autoritetet australiane thanë sot se mbi 150 balena vrasëse të rreme (Pseudorca crassidens) kanë ngecur në një plazh në veriperëndim të ishullit Tasmania, njoftojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.
Departamenti i Burimeve Natyrore dhe Mjedisit i Tasmanisë konfirmoi bllokimin masiv, duke thënë se 157 balena vrasëse të rreme, të njohura si pseudoorka për shkak të ngjashmërisë me balenën vrasëse (Orka), u bllokuan në një plazh të largët pranë Lumit Arthur, raportoi ABC News.
Zyrtarët thanë se rreth 90 balena janë ende gjallë dhe se po përpiqen t’i shpëtojnë ato.
Një zyrtar lokal i Shërbimit të Parqeve dhe Kafshëve të Egra të Tasmanisë, Brendon Clark, ka thënë se balenat janë bllokuar për 24 deri në 48 orë dhe se po bëhen përpjekje për të rikthyer disa nga balenat.
Në prill të vitit të kaluar, rreth 160 balena pilot u bllokuan në një bregdet të Australisë Perëndimore dhe autoritetet shpëtuan dhjetëra prej tyre.
Në vitin 2022, rreth 500 balena pilot ngordhën në një bllokim masiv në ishujt e largët Chatham të Zelandës së Re.