Hasan Esen
25 Maj 2017•Përditësim: 25 Maj 2017
BRUKSEL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një takim në ndërtesën e Këshillit të BE-së me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kreun e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan është pritur nga Tusk në ndërtesën e Këshillit të BE-së ku është mbajtur takimi. Presidenti i Turqisë është takuar edhe me kreun e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.
Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura për median dhe i cili ka zgjatur afërsisht 1 orë, theksohet se është diskutuar për hapat që mund të hidhen në lidhje me situatën e fundit për marrëdhëniet Turqi-BE.
Presidenti Erdoğan, pas takimit me Tusk dhe Junker ka zhvilluar edhe një takim me kreun e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.