Kasım İleri
24 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
WASHINGTON (AA) – Sekretari i sapoemëruar i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) James Mattis ka marrë detyrën dhe tashmë në ditën e parë ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, Sekretarin britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon dhe homologun e tij kanadez Harji Sajjan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin me shkrim të Pentagonit thuhet se Mattis në bisedën me Stoltenberg ka theksuar se NATO është jashtëzakonisht e rëndësishme për SHBA-të dhe se Washingtoni do të mbajë lidhjen e saj vendimtare në këtë aleancë.
“Mattis dhe Stoltenberg theksuan rëndësinë e ruajtjes së vlerave të përbashkëta rreth të cilave është mbledhur Aleanca Veriatlantike”, theksohet në njoftimin.