Fatih Erel
12 Shkurt 2025•Përditësim: 12 Shkurt 2025
Pretendohet se klubi i Premierligës Angleze, Manchester United do të pushojë nga puna 200 punonjës për shkak të problemeve financiare, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të gazetës britanike "Guardian", Jim Ratcliffe, themeluesi i kompanisë petrokimike INEOS, e cila bleu 25 për qind të aksioneve të Manchester Unitedit për 1,25 miliard funte, planifikon të pushojë nga puna 200 punonjës, pasi klubi pati humbje prej më shumë se 300 milionë funte në tre vitet e fundit.
Lajmi gjithashtu rikujtoi se Manchester Unitedi edhe vjeshtën e kaluar ka pushuar nga puna 250 punonjës.