Mali i Zi shënon Ditën e Pavarësisë
Pavarësinë e Malit të Zi e mbështetën 230.661 qytetarë ose 55.5 për qind, ndërsa për mbetjen në një union të përbashkët me Serbinë ishin 185.000 ose 44.5 për qind

Podgoricë
Mali i Zi sot shënon Ditën e Pavarësisë, 14 vite që kur më 21 maj të vitit 2006 në referendum arriti të bëhet shtet i pavarur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në referendum votuan 419.240 qytetarë ose 86.5 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, prej të cilëve pavarësinë e Malit të Zi e mbështetën 230.661 qytetarë ose 55.5 për qind, ndërsa për mbetjen në një union të përbashkët me Serbinë ishin 185.000 ose 44.5 për qind.
Parlamenti i Malit të Zi paraprakisht miratoi Ligjin për Referendum, i cili u pajtua me rekomandimin e Bashkimit Evropian. Për të patur sukses referendumi kërkohej mbështetja e 55 për qind të votuesve të dalur.
Pyetja e referendumit ishte “A dëshironi që Republika e Malit të Zi të jetë shtet i pavarur me subjektivitet të plotë juridik ndërkombëtar”.