Handan Kazancı
30 Prill 2020•Përditësim: 30 Prill 2020
Maldivet sot konfirmuan vdekjen e pare të pacientit me koronavirus, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Shëndetësisë i Maldivit, Abdulla Ameen tha se një grua 83-vjeçare nga kryeqyteti Male vdiq për shkak të virusit.
Deri më tani, vendi ka raportuar 278 raste të konfirmuara, dhe gjithsej 17 persona të shëruar nga COVID-19.
Që nga shfaqja e parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të gjithë botën, me SHBA dhe Evropën si zonat më të goditura.
Më shumë se 3.19 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, me numrin e vdekjeve që tejkalojnë 227.700 dhe mbi 980,700 të shëruar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.