Bota

Maduro shpall marrëveshjen me opozitën

Udhëheqësi kryesor i opozitës Juan Guaido nuk ishte pjesë e marrëveshjes së re të shpallur të hënën dhe ai tha se bisedimet e ndërmjetësuara nga Norvegjia kanë "përfunduar"

Vakkas Doğantekin   | 18.09.2019
Maduro shpall marrëveshjen me opozitën

Karakas

Qeveria e Venezuelës dhe pesë liderë të partive opozitare njoftuan se kanë ranë dakord për fillimin e një procesi të ri të dialogut për të zgjidhur problemet në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësi kryesor i opozitës Juan Guaido nuk ishte pjesë e marrëveshjes së re të shpallur të hënën dhe ai tha se bisedimet e ndërmjetësuara nga Norvegjia kanë "përfunduar".

Këto zhvillime vijnë gjashtë javë pasi qeveria e presidentit Nicolas Maduro u largua nga bisedimet, duke përmendur sanksionet në rritje të administratës amerikane.

''E mirëpres nënshkrimin e marrëveshjeve të arritura në Tryezën e Dialogut me opozitën'', shkroi Maduro në Twitter në kremtimin e marrëveshjeve të reja.

“Është një hap për të ecur drejt të jetuarit së bashku dhe në paqe. Të gjitha dyert e dialogut do të qëndrojnë të hapura për qetësinë e të gjithë Venezuelës'', shtoi ai.

Procesi i Mesa Nacional ose Tryeza Kombëtare, raportohet se do të përqendrohet në zgjedhjet e ardhshme, lirimin e të burgosurve dhe një kundërshtim të bashkuar ndaj bllokadës së SHBA-ve.

Deputeti i opozitës Timoteo Zambrano i Cambiemos dhe Claudio Fermin nga Partia Zgjidhje për Venezuelën shprehën mbështetje për marrëveshjet, duke thënë se të dyja palët u bashkuan në bisedime në një përpjekje për të 'hequr pengesat që dëmtojnë demokracinë' e Venezuelës. Ata gjithashtu thanë se kundërshtojnë masat armiqësore kundër Venezuelës.

"Angazhohemi për paqen në një përpjekje të përbashkët. Venezuelianët nuk do të lejojnë që vendi të humbasë këtë mundësi për dialog", u tha Fermin gazetarëve pasi nënshkruan marrëveshjen para se të kritikojnë Guaidon për humbjen e mundësisë në Norvegji.

"Deputeti Juan Guaido, siç kemi dëshmuar, ka pasur një mundësi të jashtëzakonshme për dialog në Norvegji ... çfarë propozon ai? Dhunë? Duke ngritur krahët? Dorëzimin e vullnetit te forcat e jashtme?", tha ai, njofton kanali televiziv TeleSur.

Felipe Mujica, MAS; Fermín, Luis Romero, Avanzada Progresist,; Pedro Veliz, Bandera Roja dhe Zambrano nënshkruan marrëveshjen në emër të partive të tyre.

- Turqia shprehu mbështetje

Turqia është një nga vendet e para që përshëndeti marrëveshjen e arritur midis qeverisë dhe partive të opozitës në Venezuelë.

Një njoftim i Ministrisë së Jashtme të martën u fokusua në qëndrimin 'parimor' të Turqisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale në Venezuelë përmes preferencave të popullit të Venezuelës '' që prej fillimit të krizës aktuale politike në vend në janar.

''Ne mirëpresim marrëveshjen e arritur dje mes qeverisë së Venezuelës dhe disa partive opozitare në Karakas. Ne e konsiderojmë këtë zhvillim si një hap domethënës dhe inkurajues drejt zgjidhjes'', thuhet në njoftim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın