Onur Usta
11 Tetor 2017•Përditësim: 11 Tetor 2017
ANTANANARIVO (AA) – Si pasojë e murtajës në Madagaskar deri më sot kanë ndërruar jetë së paku 48 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se nga muaji gusht me murtajë janë infektuar 449 persona prej të cilëve 48 humbën betejën për jetën. Presidenti i Madagaskarit, Hery Rajaonarimampianina, deklaroi se janë ndërmarrë masat e nevojshme lidhur me epideminë dhe se nuk ka vend për panik.
Ministria e Shëndetësisë më herët në kryeqytetin e Madagaskarit formoi edhe qendër shëndetësore për kurim falas. Simptomat e murtajës më shpesh janë temperatura e lartë, lodhja dhe kollitja.