Yusuf Özcan
03 Mars 2022•Përditësim: 04 Mars 2022
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin është të marrë “kontrollin e të gjithë Ukrainës”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Pallati Elysee, Macron zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin që zgjati një orë e gjysmë.
Macron tha se “më e keqja” ende nuk ka ndodhur në Ukrainë dhe se qëllimi i Putinit është të marrë “kontrollin e të gjithë Ukrainës”.
Ndryshe, në fjalimin e tij para publikut nga Pallati Elysee mbrëmë, Macron deklaroi se Franca bëri gjithçka për të parandaluar këtë luftë që Evropa dhe NATO nuk e donin, por se Putin e preferoi këtë luftë në kundërshtim me zotimet e dhëna.
Macron tha se ata do të vazhdojnë të punojnë për të siguruar një armëpushim dhe për të ndaluar luftën në Ukrainë.
Duke u shprehur se nuk janë në luftë me Rusinë, Macron vuri në dukje se do të vazhdojë të qëndrojë në kontakt me Putinin sa më shumë që të jetë e mundur dhe e nevojshme.