Macja "ndihmon" mjeshtrin në riparimin e motorëve
- Macja e cila është bërë pjesë e dyqanit, është bërë edhe maskota e mjeshtërve industrialë.

Trabzon
TRABZON (AA) - Macja për të cilën mjeshtri i motorëve Yusuf Şahinkaya nga Trabzoni është kujdesur për rreth një vit e gjysmë në vendin e tij të punës, është bërë maskota e mjeshtërve industrialë.
Duke punuar si dyqanxhi në një zonë të vogël industriale në lagjen Akçaabat, dashuria e 48-vjeçarit Şahinkaya për macet filloi rreth katër vjet më parë kur djali i tij solli në shtëpi një mace të racës "Scottish fold".
Şahinkaya më vonë mori përsipër kujdesin për 6 macet në vendin e punës. Ai krijoi një zonë të veçantë ushqimi për macet, e rregulloi dyqanin e tij sipas komoditetit të tyre.
Mjeshtri ka krijuar gjithashtu një lidhje me macen e tij të cilën e quajti "Psikopat", e cila ka qenë me të që nga dita e lindjes dhe është kujdesur për të veçmas për rreth 1.5 vjet.
Macja e Şahinkayas, e cila nuk i shkëputet kurrë nga krahu dhe e shikon vazhdimisht ndërsa ai riparon makina, është gjithashtu e dashur për të për shkak të qëndrimit të saj në punë.
Macja e cila është bërë pjesë e dyqanit, është bërë edhe maskota e mjeshtërve industrialë.
Babai i dy fëmijëve, Yusuf Şahinkaya për Anadolu tha se e quajti macen e tij "Psikopat" sepse ka karakteristika agresive.
Şahinkaya thotë se macja e tij ngjitet mbi makina dhe motorë teksa ai është duke punuar dhe e shikon punën e tij me kuriozitet. "Ne rregullojmë motorë dhe makina së bashku. Djali im 'Psikopat' është ndihmësi im", tha ai.