Bota

Brazil, aktivistët mjedisorë protestojnë kundër eksplorimit të naftës në Amazonë

- Aktivistët vendosën tre statuja delfinësh të mbuluara me naftë në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro të Brazilit.

Alban Agushi  | 07.07.2025 - Përdıtësım : 07.07.2025
Brazil, aktivistët mjedisorë protestojnë kundër eksplorimit të naftës në Amazonë Foto: Fabio Teixeira / AA

Ankara

RIO DE JANEIRO (AA) - Aktivistët mjedisorë protestuan ndaj rritjes së eksplorimit të naftës dhe përdorimit të lëndëve djegëse fosile në Amazonë të Brazilit, raporton Anadolu.

Për të tërhequr vëmendjen ndaj rritjes së eksplorimit të naftës dhe përdorimit të lëndëve djegëse fosile në Amazonë, aktivistët vendosën tre statuja delfinësh të mbuluara me naftë në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro të Brazilit.

Organizata "​​​​​​​Amnesty International" ka kritikuar politikat e Brazilit që bien ndesh me angazhimet e tij mjedisore brenda BRICS, duke paralajmëruar se eksplorimi i naftës dhe përdorimi i lëndëve djegëse fosile në Amazonë paraqesin rreziqe mjedisore "serioze dhe urgjente".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.