Şenhan Bolelli
24 Shtator 2020•Përditësim: 24 Shtator 2020
Futbollisti 33-vjeçar uruguaian i Barcelonës është transferuar në Atletico Madrid, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga klubi i Barcelonës, thuhet se është arritur marrëveshje që Suarez të transferohet në Atletico Madrid për një klauzolë prej 6 milionë eurosh që ndryshon në varësi të suksesit.
Ndërkohë, nga Atletico Madrid njoftuan se pas kontrollit mjekësor do të nënshkruhet kontratë me Suarez.
Suarez në 6 sezonet e fundit me fanellën e Barcelonës fitoi 4 liga, 4 kupa mbretërore, 2 Super Kupa të Spanjës, një Liga e Kampionëve, një Super Kupa e Evropës dhe një FIFA Kupa Botërore e Klubeve duke shënuar 198 gola në 238 ndeshje.
Klubi i Barcelonës sot pritet të organizojë një konferencë për media për t'i dhënë lamtumirën futbollistit, ndërsa Atletico Madrid pritet atë ta njoftojë të premten.