Mohamed Sabry Emam Muhammed
12 Nëntor 2016•Përditësim: 13 Nëntor 2016
NINEVEH (AA) – Forcat irakiane dhe terroristët e DEASH-it po zhvillojnë luftime në rrugët në lindje të Mosulit, tha të shtunën majori i policisë Selwan Fawaz, raporton Anadolu Agency (AA).
Fawaz tha se forcat për luftë kundër terrorizmit janë penguar të shtunën në vendbanimin Adan në lindje të Mosulit.
Forcat tona hasën në rezistencë të ashpër nga pjesëtarët e DEASH-it në këtë qark. Ata përdorën bomba dhe autobomba në tentim për të penguar përparimin tonë në këtë rajon. Nëse forcat tona marrin nën kontroll tërë këtë qark, do të kemi mundësi që forcat tona të depërtojnë në rajonin juglindor të Mosulit, i cili edhe më tej është nën kontrollin e DEASH-it", tha Fawaz.