Bedrudin Brlyavac
12 Nëntor 2016•Përditësim: 13 Nëntor 2016
SHKUP (AA) - Mijëra njerëz protestojnë në ditën e tretë në Miami, New York, Los Angeles dhe qytete të tjera amerikane, për shkak të zgjedhjes së Donald Trump për president, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e New York-ut deklaroi se të premten vonë në këtë qytet gjatë protestave janë arrestuar 11 persona.
Protestuesit të cilët ishin mbledhur në parkun e madh në Manhatan, mbanin një pankartë me mbishkrimin: "Muri juaj nuk mund të qëndrojë në rrugën tonë", i cili i referohet barrierave të anti-migrimit që Trump e paralajmëroi në kufirin SHBA-Meksikë.