Bota

Londra zbukurohet me lule

I organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Mbretërore të Kopshtarisë (RHS), eventi njihet si festivali më i madh i luleve falas në Londër dhe mirëpret mijëra vizitorë çdo vit

Alban Agushi  | 21.05.2025 - Përdıtësım : 21.05.2025
Londra zbukurohet me lule Foto: Raşid Necati Aslım/AA

Londër

Rrugët e lagjes Chelsea në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, u zbukuruan me lule, në kuadër të eventit "Chelsea in Bloom", raporton Anadolu.

Tema e eventit, i cili mbahet për herë të 20-të këtë vit, u përcaktua si "Lulet në Modë".

I organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Mbretërore të Kopshtarisë (RHS), eventi njihet si festivali më i madh i luleve falas në Londër dhe mirëpret mijëra vizitorë çdo vit.

Në pamje shihen qytetarë që pozojnë dhe shkrepin fotografi, lule që zbukurojnë rrugët dhe vitrinat e dyqaneve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın