Bota

Lieberman: Amnisti për Netanyahun nëse largohet nga politika

"Tashmë është bërë barrë. Të gjithë janë të gatshëm t'i japin atij mundësinë e daljes në pesion në mënyrë dinjitoze", tha ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Lieberman

Abdel Ra'ouf Daoud Abdel Ra'uof Arnaout, Ali Semerci  | 12.12.2019 - Përdıtësım : 12.12.2019
Lieberman: Amnisti për Netanyahun nëse largohet nga politika

Kuds

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes dhe lideri i partisë së djathtë Yisrael Beytenu (Izraeli Shtëpia Jonë), Avigdor Lieberman, ka deklaruar se do ta mbështesë amnistinë për kryeministrin Benjamin Netanyahu nëse ai largohet nga politika, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lieberman në një deklaratë për gazetën izraelite "Yediot Ahronot" lidhur me dosjet për korrupsion ndaj kryeministrit Netanyahu ka pëdorur shprehjen "Një pension dinjitoz në këmbim të amnistisë".

"Tashmë është bërë barrë. Të gjithë janë të gatshëm t'i japin atij mundësinë e daljes në pesion në mënyrë dinjitoze. Nuk kam asnjë dyshim se çështja e amnistisë (faljes) do të miratohet nga të gjithë kur të propozohet në Parlament", tha Lieberman duke shtuar se nuk dëshiron ta shohë në burg Natanyahun apo ndonjë kryeministër tjetër.

Kryeprokurori izraelit, Avichai Mandelblit më 2 dhjetor i dërgoi kryetarit të Parlamentit, Yuli-Yoel Edelstein aktakuzën për Natanyahun ndaj të cilit ka vendosur të fillojë proces gjyqësor lidhur me 3 dosje të ndryshme për korrupsion.

Nëse e kërkon, Netanyahu duhet të aplikojë për imunitet në Parlamentin izraelit jo më vonë se data 1 janar 2020.

Netanyahu nuk është ende i qartë nëse do të kërkojë apo jo imunitet, por për shkak të aritmetikës aktuale duket se është e vështirë që Parlamenti të pranojë kërkesën e mundshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.