Mahmoud Mohamed Barakat
05 Qershor 2020•Përditësim: 05 Qershor 2020
Qindra persona në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, festuan çlirimin e plotë të saj nga milicia e gjeneralit renegat në lindje të vendit, Khalifa Haftar, raporton Anadolu Agency (AA).
Banorët u mblodhën të enjten vonë në "Sheshin e Dëshmorëve" të qytetit, duke mbajtur flamujt e Libisë dhe pankartat e fitores.
Ata gjithashtu brohoritën slogane si "Gjaku i dëshmorëve nuk është i kotë" dhe slogane tjera kundër Haftarit.
Të enjten, ushtria libiane njoftoi përfundimin e çlirimit të Tripolit, selia e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.
Ushtria libiane të mërkurën arriti të rimarrë Aeroportin Ndërkombëtar të Tripolit nga milicitë e Haftarit.
Në mars, qeveria libiane nisi operacionin "Stuhia e Paqes" për të kundërshtuar sulmet ndaj Tripolit ndërsa kohën e fundit rimori vendet strategjike, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya dhe qytetin Tarhuna.
Qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 në një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të ofensivës ushtarake nga forcat e Haftarit.