Aydoğan Kalabalık
21 qershor 2020•Përditësim: 22 qershor 2020
Parlamenti i Libisë në Tripoli dënoi deklaratën e presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi për ndërhyrje ushtarake në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Parlamenti thuhet se deklarata e Sisit që nënkupton për një ndërhyrje ushtarake ndaj Libisë "është një kërcënim i hapur për sovranitetin dhe sigurinë e Libisë".
Sisi në fillim e ka cilësuar veten si një ndërmjetës lidhur me krizën në Libi, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se "Dënojmë ashpër që presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi aludoi për një ndërhyrje ushtarake ndaj Libisë".
Kërcënimi i Egjiptit për ndërhyrje ndaj Libisë "nën maskën për vetëmbrojtje" është në cilësinë e kërcënimit të sigurisë së Libisë. Libia nuk kërcënon sigurinë e Egjiptit, përkundrazi regjimi i Sisit ka shfaqur një qëndrim armiqësor që dëmton sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Libisë", thuhet në deklaratën e Parlamentit.
Iniciativat serioze për paqe merren në konsideratë pavarësisht se nga vijnë ato, qëndron në deklaratën në të cilën potencohet se "Fjalët e Sisit janë provë se qeveria egjiptiane është palë dhe një pjesë e problemit në Libi".
- Qeveria e Libisë të japë përgjigjen e nevojshme politike
Kërcënimi i Sisit është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, thuhet në deklaratën në të cilën vihet theksi se "Deklaratat kërcënuese të presidentit egjiptian Sisi përveçse se janë në kundërshtim me marrëveshjet e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ligjet ndërkombëtare, ato janë shkelje e sovranitetit të Libisë. Është e papranueshme që Sisi në fjalën e tij ka cilësuar si "milicë terroristë" njësitë e ushtrisë që janë të lidhura me qeverinë legjitime në Libi.
Parlamenti i Libisë dënon ashpër kërcënimet në fjalë dhe kërkon që komuniteti ndërkombëtar të përmbushë përgjegjësitë e tij dhe të dënojë në mënyrë të hapur këtë situatë.
"Së fundmi ne i bëjmë thirrje qeverisë së Libisë që të jetë e gatshme të japë në kohën dhe vendin e duhur përgjigjen e nevojshme politike dhe de-fakto ndaj kërcënimeve të Sisit", thuhet në deklaratë.