Mahmoud Barakat
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
TRIPOLI (AA) – Dhjetëra militantë të grupit terrorist të DEASH-it u janë dorëzuar të martën forcave lojale të qeverisë së Unitetit në Libi, pas përleshjeve të ashpra në qytetin Sirte, raporton Anadolu Agency (AA) duke u thirrur në burime ushtarake.
Burimet të cilat kanë folur në kushte anonimiteti, kanë thënë për AA se kapitulimi i militantëve është “një dukuri e pazakontë”.
“Ata mund të jenë dorëzuar nga shkaku se kanë mbetur pa municion”, tha më tej burimi i lartpërmendur.
Lidhur me zhvillimet e fundit, spitali i përgjithshëm në qytetin Misurata (240 kilometera nga Sirte) tha në një deklaratë se ka pranuar trupat e pajetë të pesë ushtarëve të vrarë libian në përleshjet me DEASH-in në Sirte të martën.
Burimet ushtarake thanë gjithashtu për AA se forcat besnike të qeverisë të Unitetit në periudhën e fundit kanë vrarë të paktën 30 militantë të DEASH-it në Sirte për të shtuar se rreth 50 militantë vazhdojnë të qëndrojnë në qytet.