Fahri Aksüt
09 Dhjetor 2019•Përditësim: 10 Dhjetor 2019
Qeveria e Pajtimit Kombëtar në (GNA) në Libi, e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), tha se forcat besnike të komandantit ushtarak Khalifa Haftar janë zmbrapsur nga hyrja në kryeqytet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi ushtarak i GNA-së, Mohammed Kanunu, tha se forca shumëkombëshe kishin planifikuar të hynin në Tripoli të premten, por janë kapur në një fushë të ngushtë në periferi dhe janë neutralizuar para se të sulmonin qytetin.
Ai tha se GNA e ka quajtur operacionin e suksesshëm si "Fitorja e së premtes".
Gjithashtu, një avion luftarak që i përkiste forcave besnike të komandantit ushtarak me qendër në Libinë lindore është rrëzuar të shtunën dhe piloti është kapur.
Si rezultat, numri i aeroplanëve luftarakë të forcave të Haftarit që janë rrëzuar u rrit në 15.
Në prill, forcat e Haftarit filluan një fushatë ushtarake për të kapur Tripolin nga GNA, por deri më tani nuk kanë arritur të përparojnë përtej pjesëve periferike të qytetit.
Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 1.000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i operacionit dhe më shumë se 5.000 janë plagosur.
Që nga rrëzimi i ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri, një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën është i lidhur edhe gjenerali Haftar, dhe një tjetër në Tripoli, e cila gëzon njohje ndërkombëtare atë të OKB-së.