Sena Güler
30 Mars 2018•Përditësim: 30 Mars 2018
TRIPOLI (AA) – Kryebashkiaku i kryeqytetit të Libisë, Tripoli, Abdul-Raouf Seit al-Mal, u lirua herët në mëngjes pas rrëmbimit të djeshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Administrata e qytetit të Tripolit tha se kryebashkiaku Al-Mal u lirua mëngjesin e sotëm, por në deklaratë nuk përmendet gjendja e tij shëndetësore, as identiteti i rrëmbyesve.
Dje një grup rrëmbyesish hynë në shtëpinë e kryebashkiakut në lagjen Khallet al-Furjan dhe e dërguan në drejtim të panjohur.
Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.
Libia është arenë e një krize të thellë politike, ekonomike dhe të sigurisë që nga viti 2011, kur protestat masive u përshkallëzuan në një rebelim të përgjakshëm kundër regjimit ndërsa udhëheqësi Muamar Gadafi u vra pas sundimit më shumë se katër dekadash.