Bota

Libi, forcat e Haftarit vrasin 3 civilë në një port

Forcat besnike të komandantit renegat libian Khalifa Haftar vranë 3 civilë në portin e Tripolit, bëri të ditur të martën Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi

Fahri Aksüt   | 19.02.2020
Libi, forcat e Haftarit vrasin 3 civilë në një port

Ankara

Forcat besnike të komandantit renegat libian Khalifa Haftar vranë 3 civilë në portin e Tripolit, bëri të ditur të martën Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi (GNA) e njohur nga OKB-ja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në GNA, Fevzi Uneyyis në faqen e Facebook-ut të operacionit Burkan Al-Ghadab (Vullkani i zemërimit) një operacion ushtarak që po zhvillohet nga forcat e GNA-së, tha se pesë të tjerë u plagosën në dy sulmet me raketa.

Zëdhënësi i operacionit, Mustafa al-Mujai tha se sipas raporteve paraprake, dëme të mëdha kanë ndodhur në port për shkak të sulmeve.

Që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, dy seli të pushtetit janë shfaqur në Libi, ajo e Haftarit në lindje të Libisë, e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın