Bota

Libi, disa të plagosur nga sulmi i forcave të Haftarit

Sipas qendrës së mediave të operacionit të qeverisë "Vullkani i Tërbimit" kundër forcave të Haftarit, viktimat pësuan kur lagjet Sabha, Salah al-Din dhe Ain Zara në Tripoli u goditën

Dilara Hamit  | 26.02.2020 - Përdıtësım : 27.02.2020
Libi, disa të plagosur nga sulmi i forcave të Haftarit

Ankara

Së paku tre civilë u plagosën të martën në një sulm me raketa në kryeqytetin Tripoli nga forcat besnike të komandantit renegat lindor të Libisë, Khalifa Haftar, bëri të ditur qeveria libiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas qendrës së mediave të operacionit të qeverisë "Vullkani i Tërbimit" kundër forcave të Haftarit, viktimat pësuan kur lagjet Sabha, Salah al-Din dhe Ain Zara në Tripoli u goditën.

Gjithsej shtatë raketa u shkrepën, ku njëra prej tyre ra afër një spitali në Salah al-Din.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar e njohur ndërkombëtarisht me qendër në Tripoli (GNA) është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, duke shkaktuar vdekjen e mbi 1.000 personave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın